24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“40 mijë hektarë pyje janë djegur që nga fillimi i vitit”/ Franca përballet me sezon alarmant zjarresh, mbi 100 persona të arrestuar

Franca po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërsa rreth 40 mijë hektarë pyje dhe bimësi janë shkrumbuar që nga fillimi i vitit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili deklaroi se sipërfaqja e djegur deri tani është dukshëm më e madhe se ajo e regjistruar gjatë gjithë vitit të kaluar dhe ka tejkaluar edhe shifrat e së njëjtës periudhë të vitit 2022, një vit i konsideruar si jashtëzakonisht i rëndë për zjarret.

“Gati 40 mijë hektarë pyll ose bimësi janë djegur në Francë që nga fillimi i vitit”, tha Nunez për radion France Inter.

Sipas ministrit, autoritetet kanë arrestuar 111 persona në lidhje me zjarret e regjistruara në të gjithë vendin.

“Një pjesë e madhe e tyre i kanë pranuar aktet”, u shpreh ai, duke shtuar se 9 nga 10 zjarre shkaktohen nga aktiviteti njerëzor, qoftë qëllimisht apo aksidentalisht.

Qindra zjarrfikës vijojnë të jenë të angazhuar në terren, veçanërisht në rajonin jugor të Varit dhe në Korsikë, ku flakët vazhdojnë të përhapen të favorizuara nga temperaturat e larta dhe thatësira.

Nunez paralajmëroi se rreziku nga zjarret do të mbetet shumë i lartë gjatë gjithë javës në juglindje dhe jugperëndim të Francës, por theksoi se autoritetet disponojnë burimet e nevojshme për përballimin e situatës.

Aktualisht, Franca ka në dispozicion një flotë ajrore zjarrfikëse prej rreth 70 avionësh, përfshirë 12 avionë bombardues uji Canadair, tetë avionë Dash, 12 helikopterë bombardues uji, si dhe dhjetëra mjete të tjera ajrore në shërbim të operacioneve.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se qeveria franceze ka porositur edhe katër avionë të rinj Canadair, dy prej të cilëve pritet të dorëzohen në vitin 2028 dhe dy të tjerë në vitin 2032.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë Meteo-France ka vendosur 27 departamente në nivel të lartë rreziku për zjarre në pyje, për shkak të valës së të nxehtit dhe mungesës së reshjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...