25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush përfiton dhe emrat që bien në sy

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të qindra të dënuarve dhe ulje dënimi për qindra të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, 541 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, 173 raste përfitojnë nga rillogaritja e dënimit, ndërsa 67 të dënuar nga bashkimi i dënimeve. Në të kundërt, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia, pasi nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.

Institucionet e vuajtjes së dënimit me numrin më të madh të të liruarve janë burgu i Lushnjës me 127 të liruar, burgu i Fierit me 104 dhe ai i Reçit me 101.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar se nga amnistia nuk përfitojnë personat e dënuar për vepra penale të hetuara nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si edhe autorët e një sërë veprash të rënda penale të përjashtuara shprehimisht nga ligji.

Mes emrave që kanë tërhequr vëmendje në këtë amnisti janë Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi, si edhe Erisa Fero, ish-punonjëse e AKSHI-t, e dënuar në një çështje të lidhur me trafik narkotikësh.

Procesi i lirimit po zhvillohet në të gjitha burgjet e vendit nën mbikëqyrjen e autoriteteve përgjegjëse dhe pritet të përfundojë brenda ditës.

Amnistia penale synon, krahas efektit humanitar për kategori të caktuara të të dënuarve, edhe uljen e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...