25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku një automjet i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga një efektiv, ka përplasur një fëmijë rreth 13 vjeç.

Burime bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, i mituri ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha.

Menjëherë pas ngjarjes, 13-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...