26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Hedhja e një mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zveçan, reagon pronari ,distributori i kompanise

Në fshatin Zherovnicë, komuna e Zveçanit në Kosovë, është regjistruar hedhja e një mjete shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një shtetasi. Autoritetet dyshojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore. Shtetasi, një distributor i produkteve në veri të Kosovës, dyshon se sulmi është bërë për shkak të punës së tij me një kompani vendase. Ai thekson se dëmtimet në pronë dhe mjetin e tij janë pjesë e një përpjekje për ta ndaluar atë në biznesin e tij të rregullt dhe të ligjshëm. Incidentet e këtij lloji kanë ndodhur më herët në komunat me shumicë serbe të Kosovës dhe kanë shkaktuar dëmtime materiale.

Dragan Mllagjoviq konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një bombë u hodh në oborrin e shtëpisë së tij në orën 02:34 të 18 prillit.

Mllagjoviq është distributor i produkteve në veri të Kosovës i kompanisë “Devolli Vita Corporation” nga Peja. Ai tha se beson se arsyeja e sulmit ishte se, pasi ka shpërndarë produkte të qumështit të kompanisë nga Peja, ka nisur shpërndarjen në veri edhe të mishit të kësaj kompanie.

“Kur dola nga shtëpia rreth orës 06:00 me djalin tim, pash që xhamat e shtëpisë ishin thyer, dyert, fasada dhe furgoni im ishin dëmtuar. Kam kontaktuar policinë e cila ka ardhur për të kryer hetime”, tha ai, duke shtuar se në dhjetorin e vitit të kaluar, ka pasur një problem në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Radio Evropa e Lirë mëson se grupe në Telegram e kishin cilësuar atë si “tradhtar” dhe ishte publikuar fotografia e tij së bashku me 12 serbë të tjerë ku ishte shkruar mesazhi se ata ishin “mbeturinat më të mëdha të shoqërisë”.

“Kompania e djalit tim nisi shpërndarjen e qumështit dhe kosit nga Peja. Para një muaji kemi nisur me shpërndarjen e mishit nga Peja, i cili është i cilësisë së lartë dhe të cilin restorantet dhe dyqanet kanë filluar ta blejnë. Unë dyshoj, dhe i thashë policisë se arsyeja për gjithçka [shpërthimin] është se ne punojmë me ato kompani”, tha Mllagjoviq.

Ai shtoi se po i bën konkurrencë dikujt që merret me këtë biznes në 25 vjetët e fundit.

“Dhe, tash dikujt po i pengojmë dhe duan të na trembin me bomba, në mënyrë që të na ndalojnë. Tani që kemi nisur të merremi me këtë punë, ata duan të na trembin”, u shpreh Mllagjoviq, që tha se do të vazhdojë të punojë, pasi biznesi i tij është i rregullt dhe i ligjshëm.

“I gjithë veriu punon me shqiptarë. Pse mos ta bëj edhe unë, sepse jam i vetmi distributor që kam marr përsipër disa produkte dhe tani kam probleme. Pse mos të punoj dhe të punësoj dikë”, u shpreh ai.

Në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – ku gjendet edhe Zveçani – të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës.

Më së shpeshti, cak i këtyre incidenteve kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...