21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rriten: Arrestimi i policëve, sulmi me lëndë plasëse ,reagimi i Kurtit

Situata e tensionuar mes autoriteteve serbe dhe atyre kosovare ka përfshirë incidente të ndryshme, duke filluar nga arrestimi i disa policëve të Kosovës nga autoritetet serbe deri te sulmi i një serbi në Zveçan duke përdorur lëndë plasëse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, denoncoi veprimet e autoriteteve serbe, duke i quajtur ato shoviniste dhe duke kërkuar ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. Ambasadori amerikan, Hovenier, shprehu shqetësimin e tij për këtë situatë dhe kërkoi lirimin e zv.drejtorit Jankoviç, duke e vlerësuar rolin e tij në integrimin e suksesshëm të komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reaguan ndaj kësaj ngjarjeje, duke e quajtur një sulm të drejtpërdrejtë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe duke e vlerësuar si një akt hakmarrës.

Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe Policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithëve. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë ndaj etnitetit serb dhe se Policia e Kosovës u përgjigjet dhe u ofron mbrojtje. Ai pati rol edhe në ofrimin e mbrojtjes për monumente kulturore, përfshirë dhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme dhe me plot kuptim. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, tha ambasadori para mediave.

Edhe kryeministri Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së qeverisë se i kishte parashikuar provokimet serbe, por ato u intensifikuan pas votës pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Lajmi i fundit që na vjen është se të gjithë policët e ndaluar, tashmë janë liruar përveç zëvendëdrejtorit Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi. Veprimi hakmarrës i Serbisë është menduar edhe si akt me qëllim të përshkallëzimit të tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon, e sidomos në Kosovë”, tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...