2.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Foto/ Tragjedi në Florida: Modelja shqiptare qëllon për vdekje bashkëshortin dhe më pas vret veten

Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare me origjinë shqiptare, dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, para se të vriste veten në banesën e tyre luksoze në Beach Club II Hallandale, Florida. Ngjarja e rëndë ndodhi për arsye ende të panjohura.

Sipas raportimeve të policisë dhe mediave lokale, Sabrina ka qëlluar pesë herë bashkëshortin e saj në ballkonin e banesës, para se t’i merrte jetën vetes. Trupat e pajetë të çiftit u gjetën në katin e 45-të të ndërtesës nga autoritetet që mbërritën pas raportimit të fqinjëve për të shtëna dhe të bërtitura.

Një dëshmitar okular, Max Braedlin, tha për mediat: “Dëgjuam të bërtitura dhe pas tyre të shtëna. Ishte e frikshme. Pak më vonë mbërritën makinat e policisë.”

Brenda banesës u gjetën një arush pellushi, një kuti me trëndafila dhe një zemër simbolike, ndërsa televizori ishte ende i ndezur.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe miqtë e çiftit. Motra e viktimës, Albana Krasniqi Munrett, shprehu dhimbjen dhe zemërimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale:
Gruaja e Pajtimit ia mori jetën me pesë plumba në gjoks. Personi që ai dashuronte dhe i besonte më shumë e tradhtoi atë dhe dashurinë e tij. Kjo ngjarje ka shkatërruar familjen tonë.”

Sabrina Krasniqi, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele e njohur, e cila kishte pozuar për Inside Edition në vitin 2021. Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

0
Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës...

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

0
Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin...

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...