20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Shpallen në kërkim dy persona për trafikim të paligjshëm të emigrantëve në Shkodër

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy shtetas, të cilët akuzohen për transportimin e emigrantëve të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur “Ura e vjetër e Bunës,” autoritetet ndaluan një automjet të dyshuar, por drejtuesi, shtetasi D. L., refuzoi të ndalonte dhe braktisi automjetin, duke u larguar së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe duke lënë emigrantët në vendngjarje.

Policia njoftoi se ka sekuestruar automjetin, 7 celularë dhe një leje drejtimi, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e shtetasve D. L., 23 vjeç, dhe F. H., 50 vjeç, të cilët dyshohet se vepronin në bashkëpunim për trafikimin e 7 emigrantëve të huaj.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme në lidhje me veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, në bashkëpunim.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...