36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmet në Veri të Kosovës: Kërcënim për stabilitetin rajonal

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve në veri të Kosovës, përfshirë dëmtimin e kanalit ujësjellës të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me eksploziv, duke i cilësuar si kërcënime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli e konsideron këtë akt si pjesë të një serie sulmesh të qëllimshme për të goditur integritetin dhe infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës. Sulmi ndaj ujësjellësit, që furnizon qytetarët dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me burime jetike, është cilësuar si një përpjekje për të paralizuar jetën normale dhe për të krijuar pasiguri tek qytetarët.

Deklarata e Këshillit

Aktet e përsëritura të dhunës, përfshirë shpërthimin e granatave pranë institucioneve dhe dëmtimin e kanalit jetik të Ibër-Lepencit, janë veprime kriminale dhe terroriste që synojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës dhe të destabilizojnë rajonin,” thuhet në deklaratë.

Këshilli akuzon drejtpërdrejt strukturat kriminale dhe paramilitare të mbështetura nga Beogradi zyrtar si përgjegjëse për këto akte. Gjithashtu, është shprehur shqetësimi për përfshirjen e figurave të njohura për aktivitetet destabilizuese në Ballkan, duke theksuar se kjo përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Thirrje ndaj Komunitetit Ndërkombëtar

Në deklaratë, Këshilli i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që të ndërhyjnë me masa presioni ndaj Serbisë për të ndalur mbështetjen e saj ndaj këtyre veprimeve destabilizuese.

Gjithashtu, Këshilli i ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve shtetërore për të mos rënë pre e provokimeve.

Qëndrojmë të bashkuar me institucionet e Republikës së Kosovës dhe popullin e saj, duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për paqen, demokracinë dhe sovranitetin e saj,” përfundon deklarata.

Sulmet në veri të Kosovës, përfshirë dëmtimin e infrastrukturës kritike, kanë ngritur alarmin për një përshkallëzim të tensioneve në rajon, ndërsa autoritetet dhe partnerët ndërkombëtarë po punojnë për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...