27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Organizatat Mjedisore braktisin Platformën X në Ditën e Inaugurimit të Trump

 

Më 20 janar, në ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shumë organizata joqeveritare, përfshirë grupe ambientaliste si “Greenpeace”, “Miqtë e Tokës” dhe “Ekologët në Veprim”, do të largohen nga platforma X (ish-Twitter). Këto organizata janë mes qindra grupesh dhe mijëra individëve që kanë vendosur të bojkotojnë platformën, duke e akuzuar atë si një kërcënim për demokracinë.

Edhe Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Spanjolle është ndër organizatat që do të ndalojë përdorimin e X. Në një deklaratë të përbashkët, grupet shprehën shqetësimin e tyre për drejtimin që ka marrë platforma nën pronësinë e Elon Musk.

“Platformat e mediave sociale nuk kanë qenë kurrë perfekte, por qëndrimi i X është i papranueshëm për një platformë ku pozicionet e ndryshme duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë,” – thuhet në deklaratë.

Musk është kritikuar për promovimin e diskurseve të ekstremit të djathtë dhe për ndërhyrjen në politikën evropiane. Ai ka bërë deklarata të debatueshme për çështje politike në Gjermani, Itali dhe Britani, duke përfshirë edhe mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme federale që mbahen në shkurt.

Shefi i Tesla-s dhe SpaceX bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në vitin 2022 dhe më pas e riemëroi X. Kritikat ndaj tij janë shtuar pas lajmeve se ai do të shërbejë si këshilltar i presidentit Trump, duke rritur frikën për ndikimin e tij në politikën globale dhe përdorimin e platformës për qëllime ideologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...