27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Kapet në Morinë shtetasi turk i dënuar me mbi 15 vite burg në Turqi

 

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës. Bayram Yildiz, 39 vjeç, banues në Turqi, u ndalua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, pavarësisht se ishte i dënuar nga Gjykata e Bursas me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën, realizoi ndalimin e tij pas verifikimeve të hollësishme në vijë të dytë.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri të ditur se Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Turqi, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Ky operacion është pjesë e angazhimit të autoriteteve shqiptare për rritjen e sigurisë kufitare dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të kalojnë përmes territorit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...