35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Kapet në Morinë shtetasi turk i dënuar me mbi 15 vite burg në Turqi

 

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës. Bayram Yildiz, 39 vjeç, banues në Turqi, u ndalua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, pavarësisht se ishte i dënuar nga Gjykata e Bursas me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën, realizoi ndalimin e tij pas verifikimeve të hollësishme në vijë të dytë.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri të ditur se Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Turqi, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Ky operacion është pjesë e angazhimit të autoriteteve shqiptare për rritjen e sigurisë kufitare dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të kalojnë përmes territorit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...

“Nagelsmann nën presion pas eliminimit”/ Trajneri i Gjermanisë: “Dua të vazhdoj, por jo gjithçka...

0
Kontrata e Julian Nagelsmann me kombëtaren gjermane shtrihet deri në Kampionatin Evropian 2028, por eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës ka...

“Shfaqet me unazë miliona dollarëshe në Miami”/ Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen gjatë pushimeve

0
Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një paraqitjeje në plazhet e Miamit, ku u fotografua duke shijuar...

“Forcohet krahu lindor i NATO-s”/ Gjermania dhe Holanda marrin komandën e forcave tokësore në...

0
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mbërritur në Estoni për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të komandës së forcave tokësore...