28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Parlamenti i Shqipërisë rikthehet në sesionin e fundit para zgjedhjeve të 11 Majit

Të hënën, 22 janar, Parlamenti i Shqipërisë do të rikthehet në sesionin e tij të fundit para zgjedhjeve të 11 majit, ku veprimtaria do të jetë e kufizuar për shkak të periudhës zgjedhore. Gjatë këtij sesioni, një çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet nga deputetët e opozitës do të jetë propozimi i Gazment Bardhit, i cili ka kërkuar që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SkyEç dhe Encrochat, të cilat janë përfolur për lidhje me aktivitetet kriminale dhe përdorimin e tyre nga grupe të ndryshme.

Për shkak të afërsisë me periudhën zgjedhore, Kuvendi do të ketë disa kufizime në punën e tij. Në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, ka disa masa që pengojnë veprimtarinë e zakonshme të institucioneve. Gjatë fushatës zgjedhore, e cila do të nisë më 11 prill dhe do të zgjasë deri më 11 maj, nuk do të mbahen mbledhje të komisioneve dhe seanca plenare.

Për më tepër, sipas Kodit Zgjedhor, gjatë periudhës së fushatës, Kuvendi nuk mund të miratojë ligje që mund të sjellin përfitime për kategori të caktuara të shoqërisë, si rritje pagash apo pensionesh, pasi ato mund të cilësohen si manovra fushate.

Sipas Kushtetutës, Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit, e cila fillon më 10 korrik dhe përfundon më 10 shtator.

Një tjetër çështje që mund të jetë në fokus gjatë këtij sesioni janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar procesin e votimit për diasporën në zgjedhjet e 11 majit. Ky mund të jetë momenti i fundit që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të bashkojnë votat për miratimin e ndryshimeve, para se të nisin betejën elektorale për zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...