34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Arrestohet në Francë Shqiptari i dënuar për shitje narkotikësh

Policia ka njoftuar arrestimin e një shqiptari me iniciale E. B, 46 vjeç, në Francë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të një dënimi të dhënë në Shqipëri. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Në vitin 2019, E. B. ishte kapur duke shitur 5 qese plastike me heroinë dhe pilula metadoni.

Operacioni i koduar “Five” është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të saj në Paris, përmes Interpol Tiranës. Pas arrestimit, ai pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij.

Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën ndaj krimeve të narkotikëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...