34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Ceremonia e Inagurimit të Trump: Mungesa e Liderëve të BE e ftuar vetëm Meloni

Ceremonia e Inagurimit të Donald Trump si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për prezencën e dhjetëra liderëve botërorë, por edhe për mungesën e disa prej tyre.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e vetmja liderë e lartë europiane që do të marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërsa shumë liderë të Bashkimit Europian, përfshirë Kryeministrin britanik Keir Starmer, Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Kryetaren e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, nuk kanë marrë ftesë.

Trump duket se ka preferuar të ftojë liderë të rinj europianë, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, si dhe figura të tjera kontestuese, përfshirë Nigel Farage nga Partia e Reformës në Britani.

Gjithashtu, presidentë të shtatë shtetesh do të ndjekin betimin e Trump, duke përfshirë presidentin e Argjentinës Javier Milei, presidentin e Ekuadorit, presidentin e El Salvadorit, ish-presidentin e Brazilit dhe ish-kryeministrin polak.

Në një lëvizje të pazakontë, Trump ka ftuar gjithashtu Presidentin Xi Jinping të Kinës, njëkohësisht kur tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit janë më të larta se kurrë. Megjithatë, Xi Jinping nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Trump, ndërkohë që Pekini ka dërguar në Uashington Zëvendës Presidentin kinez. Ky është një rast i parë që, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, një lider kinez nuk është ftuar kurrë në inaugurimin e një presidenti amerikan që nga viti 1874.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...