25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

” Vota këtu vdes para se të hyjë në kuti të votimit”, Berisha kritikon zgjedhjet dhe korrupsionin në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një kritikë të ashpër ndaj procesit zgjedhor të sotëm, duke e krahasuar me sistemin e diktaturës. Ai tha se, ashtu si në regjimin komunist, edhe sot zgjedhjet janë një farsë, ku vota e qytetarëve është e manipuluar dhe nuk ka liri të vërtetë zgjedhjeje. Sipas tij, këto zgjedhje janë të kontrolluara nga banda, kriminelë dhe patronazhistë, që përdorin paratë e taksapaguesve për të shërbyer interesat e regjimit dhe jo qytetarët.

Berisha ka theksuar se ndonëse në kohën e diktaturës kishte një përpjekje për të krijuar një pamje të qetë dhe festive në ditën e zgjedhjeve, aktualisht ky proces është bërë po aq i ndotur, ku vota “vdes” para se të hyjë në kutinë e votimit. Ai ka ftuar qytetarët që të shohin realitetin dhe të kuptojnë se kjo është një formë tjetër e diktaturës.

Në diktaturë votohej, siç e dini ju, por nga frika vota shkonte në 90 e sa përqind për diktatorin. Zgjedhjet ishin farsë. Edhe sot zgjedhjet ky i shndërroi në farsë. Zgjedhjet ky i mori me banda, me kriminelë, i mori me patronazhistët, terroristë të vërtetë elektoralë. Paguhen me paratë e taksapaguesve për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe bëhen skellvër të regjimit.

Zgjedhjet i mori me përdorimin e dhjetëra, qindra milionëve. Pra, edhe ky diktatori i sotëm e ktheu zgjedhjet në farsë. Atëherë dilnin me daulle. Ditën e votimit, ditë feste. Qe e tmerrshme. Tani, vijnë dhe thonë: votimi ishte i qetë. Vota këtu vdes para se të hyjë në kuti të votimit. Kjo është e vërteta. Kjo është formë e diktaturës kjo lloj diktature.

Këto ditë, ky hipokrit që nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë kriter për bazë, kujtoi dhe i kërkonte të falur familjes së të ndjerit Prof. Sami Repishti se kishte propozuar për dekorim ish-xhelatin e tij, Shyqyri Çoku. Mund t’i themi: mirë, por ti zotëri, pse nuk i kërkon të falur bashkëshortes së Havzi Nelës, fëmijëve dhe familjes së Havzi Nelës që u var në litar publikisht në sheshin e qytetit me firmën e babës tënd? Pse nuk e dënon këtë akt ti njëherë? Si mund të flasësh ti?

Në radhë të parë ti nise tek vetja. Po nuk e nis dot, se përkundrazi, u thua shqiptarëve se, ai ka qenë në anën e drejtë të historisë. Në cilën anën e drejtë të hsitorisë ka qenë diktatura gjakësore, më e egra pas luftës së Dytë Botërore që Europa ka njohur?

U ndala në këto momente për të paraqitur një krahasim, i cili sado që në dukje të duket i habitshëm, por në fakt është real. Ne, që kemi dëgjuar për vite e dekada Tvsh-në, ne shohim se atëherë ishte një, sot janë bërë 4-5 tv shqiptare, të cilat përdorin fuqinë si medium për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët shqiptarë, për t’i dëshpëruar ata,” tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...