26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Vrasja e të riut në Shkodër: Hetimet vijojnë, autori ende i paidentifikuar

 

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, e ndodhur një ditë më parë në fshatin Guci e Re, njësia Rrethina, Shkodër. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, mes të cilëve komshinj, të njohur të viktimës dhe individë të konsideruar si problematikë në zonë.

Pavarësisht marrjes në pyetje të dëshmitarëve, ende nuk është identifikuar autori dhe motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. Viktima, i cili merrej me blegtori, jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë së bashku me babanë dhe vëllain e tij. Sipas familjarëve, ai nuk kishte pasur konflikte me askënd dhe kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer në shtëpi para se të ndodhte krimi.

Detajet e vrasjes: Qëlluar me 6 plumba, mund të jetë përdorur silenciator

Pavlin Preka u qëllua me gjashtë plumba nga një armë zjarri pistoletë, ndërsa hetuesit dyshojnë se autori e ekzekutoi nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë. Trupi i pajetë u gjet nga xhaxhai i tij, Nikollë Preka, i cili u shqetësua pasi i riu nuk po i përgjigjej thirrjeve telefonike për drekë.

Komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ka ngritur dyshime se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Në zonën ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie, ndërsa autoritetet besojnë se autori ka ardhur dhe është larguar në këmbë, duke përfituar nga terreni për t’u zhdukur pa lënë gjurmë.

Dëshmia e xhaxhait: “Nuk kishte probleme me askënd”

Prek Preka, xhaxhai i viktimës, deklaroi për mediat se nuk di asnjë arsye pse nipi i tij mund të jetë vrarë:

Pavlini nuk ka pasur asnjë problem me askënd. Jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë me babanë dhe vëllain e tij, merreshin me bagëti dhe punonin tokat. Kanë jetuar me mundim, janë rritur vetëm me babanë. E mora vesh lajmin para 20 minutash dhe nuk di çfarë të them. E ka në dorë policia, shteti merr masat e veta.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa kërkimet për autorin mbeten intensive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...