24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Berisha në Kuçovë: “11 Maji do të shënojë fillimin e ri për rininë dhe Shqipërinë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Kuçovë ku prezantoi angazhimet e tij për të ardhmen e Shqipërisë. Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit do të shënojnë një fillim të ri për rininë dhe të rejat, duke garantuar mbështetje për ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vend.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kuçovës, banorë të këtij rrethi, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh para jush dhe për ju, gra dhe burra, djem e vajza, njerëz të lirë të grumbulluar në këtë shesh, me vullnetin tuaj, pa asnjë lloj imponimi, por të vendosur të mbështesni programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, me besimin se ky është projekti më i madh, më i mirë i paraqitur ndonjëherë në këto 32 vite në Shqipërisë.
I dashur Eno Bozdo, drejtuesi politik i qarkut të Beratit.
Kryetari i PD-së së Kuçovës.
Të dashur kandidate dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues të Qarkut të Beratit dhe rrethit të Kuçovës, krenaria jonë jeni, krenaria e Kuçovës dhe Beratit dhe Shqipërisë.

Sonte do të më lejoni, do të ju kërkoj leje të përshëndes edhe ato qindra qindra, zonja e zonjushe, punonjëse të administratës, që të detyruara me regjistër, detyrohen të ndjekin dhe të ndigjojnë dokrrat me një fjalor ordiner të një njeriu i cili i ka ditët e numëruara.
Më lejoni ti garantoj se, për ato dhe për çdo njeri, çdo punonjës që zbaton ligjin dhe u shërben si shërbëtor qytetarëve shqiptar, do kemi nderimin më të madh dhe se me 11 maj merr fund njëherë e mirë, pjesëmarrja e detyruar në mitingje të ministrave apo kryeministrave, por sheshet do të jenë gjithnjë të qytetarëve të lirë, të djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të lirë dhe kurrë me detyrim siç ndodh në këtë fushatë.

Berisha premtoi se qeveria e PD do të ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët dhe për të rikthyer të rinjtë që kanë emigruar. Ai njoftoi mbështetje financiare për çiftet e reja dhe një mbështetje të veçantë për ata që kanë fëmijën e tretë, duke ofruar 30 mijë euro për të mbuluar interesat e kredive.

Berisha gjithashtu garantoi minimumin jetik dhe një pension minimal prej 200 euro për 100 ditët e para të qeverisjes dhe tha se paga mesatare do të arrijë në 1200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 500 euro.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se investimi tek rinia është kyçi për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Po ashtu, Berisha theksoi se kjo fushatë është mundësia e fundit për të larguar regjimin aktual dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Shqipërinë.

Ai garantoi gjithashtu se me 11 maj do të mbyllet një epokë e detyrimeve për pjesëmarrjen në mitingje dhe sheshet do të jenë gjithmonë të qytetarëve të lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...