29.8 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Pamjet nga të shtënat me armë në Fushë-Krujë – Në shënjestër lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojit, brenda me familjen

Pamjet nga kamerat e sigurisë të një lokali në Fushë-Krujë kanë dokumentuar momentet e para pas një atentati me armë zjarri që ka tronditur zonën. Policia dyshon se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit, duke shmangur çdo identifikim të drejtpërdrejtë – asnjë autor dhe asnjë automjet i dyshimtë nuk shfaqet në video.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur Mond Voga, pronari i lokalit dhe ish-shofer i ish-prokurorit dhe aktualisht deputetit të PD-së, Arjan Ndoj, ndodhej në ambientet e brendshme së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia është në ndjekje të autorëve të dyshuar, duke hetuar pistën e një atentati të mirëorganizuar me motiv hakmarrjeje apo paralajmërimi.

Mond Voga është një emër i njohur për autoritetet, për shkak të lidhjes së tij me ngjarjen e bujshme të vitit 2019, kur Arjan Ndoj, në atë kohë prokuror, mbeti i plagosur në një atentat mafioz në autostradën Durrës-Tiranë.

Hetimet për atentatin në Fushë-Krujë janë në fazë intensive, ndërsa banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja, duke kërkuar më shumë prani policore për sigurinë në qytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ukraina i propozon Rusisë marrëveshje për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve civile në Detin...

0
Kievi kërkon rikthimin e korridorit të drithërave, ndërsa Moska ende nuk ka dhënë përgjigje Ukraina i ka propozuar Rusisë një marrëveshje për ndalimin e sulmeve...

“CRINK”, boshti që po shqetëson Perëndimin/ Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut thellojnë...

0
Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut po thellojnë bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe gjeopolitik në përpjekje për t’iu kundërvënë presionit të Shteteve të Bashkuara...

Nga bombat te sanksionet, Trump ndryshon strategji ndaj Iranit: presioni ekonomik synon “goditjen vendimtare”

0
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket se po zhvendos fokusin nga intensifikimi i operacioneve ushtarake drejt presionit ekonomik ndaj Iranit, në përpjekje për...

Abdixhiku tërhiqet nga postet: “LVV mund t’i mbajë të gjitha”, analisti: Ofertë e vonuar...

0
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjen...

Sherri pas fyerjes së 17-vjeçarit, përfundon me të shtëna me armë/ 10 persona nën...

0
Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku situata mes disa personave u përshkallëzua deri...