12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Greqi: 3 shqiptarë humbin jetën në autostradën Egnatia pranë Komotinisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën Egnatia, pranë Komotinisë në lindje të Greqisë, ku kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi kur një kamion u përplas me dy automjete që kishin ulur shpejtësinë për shkak të radhës pranë stacionit të pagesës së taksave në Iasmë. Kamioni, për arsye ende të panjohura, nuk arriti të frenojë dhe përplasi automjetet.

Shoferi i kamionit u dërgua në spital me lëndime të rënda, ndërsa një tjetër automjet që mbante katër persona pësoi dëmtime të lehta. Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili u përhap edhe në zonat përreth. Në vendngjarje u angazhuan 22 zjarrfikës me 9 automjete, të cilët punuan për të shuar flakët dhe për të nxjerrë të lënduarit dhe viktimat nga automjetet që digjeshin.

Për shkak të aksidentit, policia rrugore bllokoi për disa orë aksin rrugor, duke ndaluar qarkullimin e të gjitha automjeteve në itinerarin Komotini – Ksanthi, në segmentin Iasmos – Xsanthi.

Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë:

Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj i datëlindjes 61 banues Dhrapecona, Ahinë.

Marianka Bushi Aliraj datëlindje 57 vjeçe.

Dhe e plagosur ne spital ndodhet Mardalena Kacaj e datëlindjes 49. Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi janë në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...