21.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Makina del nga rruga në Lezhë, dy gra përfundojnë në spital

Një aksident rrugor u shënua rreth orës 14:30 në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një automjet tip Benz doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal anësor.

Si pasojë, dy gra që udhëtonin në automjet mbetën të plagosura dhe për disa minuta u bllokuan brenda mjetit të dëmtuar rëndë.

Në vendngjarje mbërritën me urgjencë zjarrfikësit dhe dy autoambulanca, të cilat ndërhynë për t’i nxjerrë nga makina dhe i transportuan drejt spitalit të Lezhës. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesja e automjetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...