34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Shpërthim tragjik në një bar të Madridit, 1 viktimë dhe mbi 25 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e së shtunës lagjen punëtore Vallejas, në jug të Madridit, duke shkaktuar një viktimë dhe mbi 25 të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në barin “Mis Tesoros”, i vendosur në katin përdhes të një ndërtese trekatëshe. Përplasja e fortë u shoqërua me shembje të pjesshme të strukturës, duke lënë zona të tëra të mbuluara nga rrënojat.

Pas një operacioni disaorësh, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një burri 52-vjeçar nën rrënoja. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik, por sipas autoriteteve ai ndodhej brenda lokalit në momentin e shpërthimit.

“Ka pasur një shpërthim për shkak të një akumulimi gazi. Ende nuk mund të themi çfarë lloj gazi apo ku ka ndodhur rrjedhja,” deklaroi Manuel Marín, kreu i zjarrfikësve të Komunitetit të Madridit.

Ndërtesa ka pësuar dëme të rënda strukturore, ndërsa si masë sigurie 10 familje u evakuuan. Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Madridit, Inmaculada Sanz, theksoi se është përjashtuar mundësia që të ketë persona të tjerë nën rrënoja, por kërkimet vijuan për të garantuar sigurinë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, të cilët tregojnë se në momentin e shpërthimit kanë ndjerë “dridhje të forta dhe një zhurmë të tmerrshme”.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në ambientet e barit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...