35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Shqipëria hap edhe katër kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

Shqipëria ka hapur sot në Bruksel edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke hedhur një hap të ri në rrugën e gjatë të integrimit.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila u zhvillua me ftesë të Presidencës daneze të BE-së, bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. Në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja Adea Pirdeni, zv/ministri i Drejtësisë Tedi Dobi, si dhe zyrtarë të linjës.

Këtë herë është hapur grup-kapitulli IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, që përfshin fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe ekonominë:
• Kapitulli 14 – Politikat e transportit
• Kapitulli 15 – Energji
• Kapitulli 21 – Rrjetet trans-europiane
• Kapitulli 27 – Mjedisi dhe klima

Kryeministri Rama theksoi se hapja e këtyre kapitujve është “një hap tjetër i madh përpara në rrugën europiane të Shqipërisë”, ndërsa pala evropiane e përshëndeti progresin e shënuar në vetëm 11 muaj, ku janë hapur tashmë 28 kapituj nga 6 grupkapitujt.

Që prej vendimit të marsit 2020 për hapjen e negociatave, Shqipëria ka mbajtur gjashtë konferenca ndërqeveritare, ku janë çelur kapitujt për Themeloret, Marrëdhëniet e Jashtme, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, dhe sot, Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme.

Në fund të ditës, delegacionet do të mbajnë deklarata për shtyp dhe do të diskutojnë hapat e radhës në procesin e integrimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...