23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Publikohen rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Kosovë: Vetëvendosje prin për kryetarë komunash, LDK udhëheq për Kuvendet Komunale

Me 97% të kutive të votimit të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një pasqyrë të qartë të renditjes së partive politike në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor në Kosovë.

Në garën për kryetarë komunash, Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 210 mijë vota, që përbën rreth 27% të numrit të përgjithshëm të votave. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 194 mijë vota ose 24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me mbi 180 mijë vota, që përbën 22% të totalit.
Në vendin e katërt qëndron Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 73 mijë vota, ose 9% të votave të përgjithshme.

Në anën tjetër, për ulëset në Kuvendet Komunale, LDK del forca e parë me 24% të votave dhe 208 vende të fituara. Pas saj vjen PDK me 22% ose 199 ulëse, ndërsa Vetëvendosje siguron 188 vende, që përfaqësojnë 21% të totalit. AAK ndjek me 98 ulëse, apo 10% të numrit të përgjithshëm të vendeve.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët e Kuvendeve Komunale po vijon ende. Deri më tani janë numëruar 200 vendvotime, ndërsa verifikimi i rezultateve preliminare për kryetarë dhe parti do të pasohet nga numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, që do të kryhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...