22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Behgjet Pacolli me akuza të forta: “Noterja Valbona Selimi ka falsifikuar dokumentet për Aeroportin e Vlorës”

Miliarderi dhe pronari i Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, ka shpërthyer në akuza ndaj noteres Valbona Selimi, të cilën e cilëson përgjegjëse për “veprime të kundërligjshme dhe falsifikim dokumentesh” në lidhje me transferimin e aksioneve të kompanisë që menaxhon projektin e aeroportit.

Në një deklaratë publike, Pacolli shprehet se as ai dhe as ndonjë person i autorizuar nga kompania “MABCO Construction SA” nuk kanë qenë ndonjëherë në zyrën e noteres Selimi dhe nuk kanë nënshkruar asnjë dokument në praninë e saj.

“Noterja ka përfshirë deklarime të pavërteta në një akt noterial të vitit 2023, ku pretendon se unë kam qenë fizikisht në zyrën e saj, kam nënshkruar dhe më është lexuar dokumenti në prani të një përkthyeseje. Këto janë gënjeshtra të plota,” – deklaron Pacolli.

Ai thekson se akti i përmendur është “element themelor i një veprimtarie të dyshuar të kundërligjshme”, të kryer nga Valon Lluka & Co, që sipas tij tentuan në prill të transferonin 47% të aksioneve, veprim që u zbulua rastësisht më 18 gusht 2025.

“Ky akt i fshehtë është burimi dhe shkaku i gjithë situatës që po përballemi sot,” – shton Pacolli, duke i bërë thirrje organeve kompetente të hetojnë menjëherë falsifikimet e mundshme dhe veprimet e paautorizuara që kanë shkaktuar konfliktin për Aeroportin e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...