27.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Dumani në Kuvend për arrestimin e Ilir Metës: “Përgjegjësia ishte e Policisë, jo e Prokurorisë”

Kryeprokurori i Posaçëm, Altin Dumani, është pyetur sot në Kuvend nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, lidhur me mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Në seancën ku Dumani raportonte mbi veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, Blushi kërkoi shpjegime përse Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk mori pjesë në atë që e quajti “show politik” gjatë arrestimit të Metës.

“Pse BKH-ja e shmangu pjesëmarrjen në atë show politik gjatë arrestimit të Metës?”, — pyeti Blushi.

Në përgjigje, Dumani theksoi se masat e sigurimit dhe ekzekutimi i tyre janë përgjegjësi ekskluzive e Policisë së Shtetit, jo e Prokurorisë.

“Masat e sigurimit janë përgjegjësi e policisë, jo e Prokurorisë,” — deklaroi kreu i SPAK.

Deklarata e Dumanit vjen në një moment kur opozita ka akuzuar SPAK-un për veprim të njëanshëm dhe për përdorim të drejtësisë në funksion të politikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...

BE thërret takim urgjent pas krizës së emigrantëve në Ceuta, mbi 50 mijë persona...

0
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas krizës së krijuar nga mbërritja e...

Reforma territoriale/ Banorët e Maliqit në protestë kundër shkrirjes së bashkisë: “Përse të shkoj...

0
Banorë dhe punonjës të administratës në Maliq kanë dalë në protestë kundër reformës së re territoriale, duke kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë dhe...