20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

PD akuzon qeverinë për pastrim parash përmes kullave në Tiranë: “Ministrja Koçiu bën ‘show’ me IKMT, ndërsa ndërtimet pa leje janë në qendër të kryeqytetit”

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar sot ashpër ndaj Ministrisë së Brendshme dhe aksioneve të fundit të IKMT-së, duke i cilësuar ato si “shfaqje publike për propagandë”.

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli tha se ministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë dhe Bashkisë së Tiranës, “inskenoi një tjetër show pranë Liqenit të Thatë për të treguar përkushtimin e rremë kundër ndërtimeve pa leje”.

Sipas saj, nëse aksioni do të ishte i sinqertë, “Ministrja duhet ta kishte nisur vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle në qendër të Tiranës”.
Vangjeli përmendi disa prej ndërtimeve më të fundit në kryeqytet, si “Tirana’s Rock”, “Book Building”, “Eyes of Tirana” dhe “Kulla Pyll”, duke akuzuar qeverinë se pas tyre fshihen skema të pastrimit të parave.

Ajo shtoi se në shtatë vitet e fundit janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë, kryesisht në qendër të Tiranës, ndërsa asnjë aksion i qeverisë “nuk guxon të afrohet te kullat, pasi pas tyre qëndron vetë Edi Rama”.

Në përfundim, Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë me urgjencë lejet e ndërtimit, burimet e fondeve dhe lidhjet midis ndërtuesve e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...