11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Policia e Vlorës sekuestron pasuri prej 12 milionë eurosh në Sarandë, lidhur me bandat dhe vrasjen e biznesmenit Edmond Papa

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në Sarandë, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale. Në qendër të hetimit janë Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha), vëllai i biznesmenit të vrarë Edmond Papa, dhe Adriatik Kalemi, i dyshuar si organizatori i vrasjes së Papës.

Sekuestro janë vendosur ndaj dy hoteleve luksoze të Qiricit në Sarandë, përfshirë “Blu Sky”, ku më parë kishte qëndruar viktima e një tjetër vrasjeje, Aleksandër Sadikaj. Hetuesit dyshojnë se Qirici dhe familja e tij kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, e cila më pas çoi në një spiralë hakmarrjesh.

Ndërkohë, Kalemit i janë sekuestruar prona në Sarandë, Tiranë, Rradhimë dhe Memaliaj, përfshirë lokale, apartamente, toka, pasuri ndërtimore, një mjet lundrues, katër automjete dhe 12 llogari bankare. Ky person ka një të kaluar kriminale të gjatë, duke përfshirë ekzekutimin e vëllezërve Çaça në Belgjikë më 2001 dhe përfshirje në ngjarje të dhunshme në Shqipëri dhe Greqi.

Hetimet janë në vazhdim për të verifikuar origjinën e fondeve dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...