20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

SHBA: Senati bën hapin e parë drejt mbylljes së qeverisë pas gjashtë javësh

Uashington – Republikanët dhe demokratët kanë ndërmarrë mbrëmë vonë hapin e parë konkret drejt miratimit të buxhetit federal dhe përfundimit të mbylljes së qeverisë, që ka zgjatur gati gjashtë javë.

Senati, me mbështetjen e disa demokratëve, votoi 60 pro dhe 40 kundër për të nisur debatet mbi një buxhet të përkohshëm të propozuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Megjithatë, kjo votë nuk i jep fund menjëherë mbylljes së qeverisë.

Aktualisht, republikanët kanë një shumicë të ngushtë në Senat, me 53 nga 100 vende, por për të kaluar votimin procedural duheshin të paktën 60 vota. Shtatë demokratë dhe një senator i pavarur votuan për avancimin e paketës, ndërsa republikani Rand Paul ishte i vetmi që votoi kundër. Ndër ata që votuan “jo” ishte edhe udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Senatori demokrat Tim Kaine, i cili votoi pro, shkroi në platformën X se marrëveshja përfshin uljen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, një kërkesë e kahershme e demokratëve. Paketa gjithashtu parashikon rikthimin në punë të punonjësve federalë të pushuar gjatë mbylljes, si dhe pagesën e pagave të prapambetura.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe republikanëve mbi buxhetin, pjesa më e madhe e funksioneve të qeverisë ka qenë e paralizuar që nga fillimi i tetorit. Tani, projektligji duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku procesi mund të zgjasë disa ditë në varësi të kundërshtimeve brenda të dyja partive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...