22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Senati i SHBA hap rrugën për përfundimin e mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori

Uashington – Senati amerikan miratoi një marrëveshje që synon t’i japë fund mbylljes më të gjatë në historinë e qeverisë amerikane, duke hapur rrugën për zgjidhjen e bllokimit.

Pas negociatash gjatë fundjavës, një pjesë e demokratëve iu bashkuan republikanëve dhe votuan në favor të marrëveshjes së kompromisit. Ky votim përbën hapin e parë procedural drejt miratimit të planit për financimin e qeverisë, e cila ka qenë pa fonde që prej 1 tetorit, raporton BBC.

Megjithatë, marrëveshja duhet të kalojë edhe disa etapa të tjera, përfshirë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, përpara se shërbimet federale dhe punonjësit të rikthehen plotësisht në punë. Zhvillimi i sotëm shihet si sinjali i parë serioz i përparimit pas 40 ditësh ngërç.

Mbyllja ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme jetën publike në SHBA: shumë shërbime qeveritare janë pezulluar, rreth 1.4 milionë punonjës federalë ndodhen në pushim të detyruar ose po punojnë pa pagesë, ndërsa janë prekur edhe udhëtimet ajrore dhe përfitimet ushqimore për rreth 41 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...