26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tre priftërinj arrestohen për trafik droge dhe emigrantësh në Greqi – droga fshihej në kishë

Greqi – Një operacion i madh i policisë greke çoi në arrestimin e tre priftërinjve dhe dy shtetasve të tjerë me origjinë shqiptare, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Priftërinjtë, njëri 46-vjeçar, ish-prift, model, këngëtar dhe kuzhinier, një tjetër 40-vjeçar dhe një i tretë 52-vjeçar, sipas autoriteteve luanin rol “transportuesi” dhe ishin përgjegjës për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se droga fshihej brenda kishave në Rrugën Liosion dhe në oborret e tyre, duke përfituar nga pozicioni i tyre fetar për të maskuar aktivitetin kriminal. 46-vjeçari shitej drogën direkt nga kisha, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në Rodos duke dorëzuar një valixhe me 2.188 kilogramë kokainë.

Prifti 52-vjeçar u arrestua më 6 shtator për transportimin e emigrantëve të parregullt në Rodope, duke u kapur me gjashtë migrantë që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Komotinit.

Hetimi vazhdon për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit dhe identifikimin e të gjitha rrugëve të trafikut të drogës dhe emigrantëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...