22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Detaje nga atentati pranë Rinasit: Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, AMP u përdor për tu furnizuar me armë

Gazetari i njohur për çështjet e sigurisë ka dhënë detaje të reja për marrëdhënien mes Gilmando Danit, i vrarë gjatë atentatit pranë Aeroportit të Rinasit, dhe Muçi Shaljanit (i njohur si Sheqeri), agjent i AMP-së, i cili u plagos rëndë në ngjarje.

Sipas tij, Dani dhe Shaljani kishin një shoqëri të hershme, ndërsa hyrja e Shaljanit në radhët e AMP-së nuk ishte për të luftuar krimin, por për të përfituar stendën e Ministrisë së Brendshme dhe lejen për t’u pajisur me armë, gjë që e lejonte atë të shoqëronte eksponentë të krimit të jetë i armatosur dhe të mos ketë pengesa në qarkullim.

Gazetari shtoi se ky fenomen nuk ishte i izoluar: në rrjetin e krimit kanë qenë të përfshirë edhe individë të tjerë, duke përfshirë persona si Jeton Lamin dhe shefin e komisariatit të Lacit që më pas u arrestua, si dhe policë të tjerë që mbanin kontakte me elementë kriminalë.

“Sot ishte lajm prezenca e Shaljanit, por nuk ishte për t’u çuditur. Pavarësisht se ministrja e trumbetoi që krimi ishte ulur, një orë më pas erdhi goditja mafioze”, tha gazetari, duke nënvizuar se ngjarja tregon madhësinë e rrjetit të lidhjeve mes elementëve të krimit dhe individëve brenda institucioneve të sigurisë.

Në ngjarje, Gilmando Dani humbi jetën si pasagjer, ndërsa Shaljani, shoferi i tij, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Makina e djegur tip “Toyota” dhe armët e gjetura tregojnë se atentati ishte i planifikuar dhe profesional, duke theksuar seriozitetin e rrjetit kriminal që vepronte pranë Aeroportit të Rinasit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...