34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Mjekja në pension dhe infermierja nën hetim pas reaksionit të një pacienteje nga injeksioni në banesë

Një incident ka alarmuar autoritetet shëndetësore dhe policore në Tiranë, pasi një paciente 56-vjeçare ka pësuar një reaksion nga një injeksion i aplikuar në banesë. Policia e kryeqytetit njofton se një mjeke dhe një infermiere në pension janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal filloi pas dërgimit të pacienteës në spital për shkak të komplikimeve nga medikamenti i marrë. Hetimet paraprake tregojnë se mjekimi i ishte përshkruar nga shtetasja E. H., 46 vjeçe, me profesion mjeke, ndërsa injeksionin e aplikoi në banesë shtetasja A. T., 71 vjeçe, infermiere dhe aktualisht në pension.

Pacientja ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të reagimit dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarave.

Autoritetet i bëjnë thirrje publikut të jetë i kujdesshëm me injeksionet dhe shërbimet mjekësore të ofruara jashtë institucioneve spitalore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...