35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Goditje e madhe ndaj grupit kriminal: Veshje të vjedhura nga Athina përfundojnë në dyqanet e Tiranës

Policia ka zbardhur detaje të reja nga operacioni që goditi një organizatë kriminale, e cila vidhte veshje nga dyqanet në Athinë dhe më pas i kontrabandonte dhe i shiste në Tiranë.

Sipas hetimeve, grupi ishte i ndarë në dy njësi: një skuadër në Greqi që kryente vjedhjet dhe një tjetër në Shqipëri që merrej me importin dhe shitjen e mallrave. Liderja e organizatës është identifikuar si Oliota Lama, 54 vjeçe, ndërsa disa anëtarë të tjerë, pjesë e familjes së saj, mbeten të paidentifikuar publikisht.

Veshjet e vjedhura ruheshin fillimisht në magazina pranë Athinës, ku hiqeshin etiketat e sigurisë me pajisje speciale, dhe më pas transportoheshin me autobus drejt Tiranës. Në Shqipëri, grupi menaxhonte një dyqan rrobash ku mallrat e vjedhura reklamoheshin dhe shiteshin edhe në rrjetet sociale.

Në kuadër të operacionit, policia arrestoi 8 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 71,420 euro cash, një sasi e konsiderueshme veshjesh të vjedhura, pajisje elektronike dhe magnetë anti-vjedhje.

Të arrestuarit akuzohen për “themelim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale”, vjedhje me bashkëpunim, pastrim parash dhe shpërndarje të fitimeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...