26.6 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Detaje të reja mbi tritolin në Kamëz: kërcënime, shantazhe , autori ende i lirë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e tritolit të vendosur pranë një lokali në zonën e Kamzës, ku policia vuri në pranga tre persona: Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Hetimet tregojnë se shpërthimi ka qenë kulmi i një serie shantazhesh dhe kërcënimesh të drejtuara ndaj pronarit të lokalit, Saimir Sina.

Sipas burimeve hetimore, disa ditë para vendosjes së lëndës eksplozive, Florin Domi — i cili zotëron një biznes në afërsi të lokalit — ka kontaktuar Sinën, duke i thënë se e kërkonte Jeton Lami. Kur Sina është takuar me Lamin, ky i fundit e ka akuzuar se “i kishte kundërshtuar”, ndonëse pronari ka deklaruar se nuk i njihte fare.

Në këtë moment, Lami i ka kërkuar 500 mijë euro, duke e kërcënuar se në të kundërt “do ta shikonte se çfarë do pësonte”. Sina ka refuzuar prerë. Pak ditë më pas, ai është larguar drejt Italisë, ku jeton prej vitesh.

Ndërkohë, Flogert Mzhika ka vijuar presionin ndaj dy kunetërve që administrojnë lokalin me qira, duke u thënë se “nuk do ta gëzonin dot biznesin”.

Sipas hetimeve, autori i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë një anëtar tjetër i grupit, ende i paidentifikuar. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai mund të jetë i njëjti person i përfshirë në shpërthimin e lëndës eksplozive në banesën e Xhelal Mziut, si edhe në disa raste të tjera të ngjashme në zonë.

Hetimet vazhdojnë ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të shpërthimit, i cili konsiderohet një element me rrezikshmëri të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...