15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Detaje të reja mbi tritolin në Kamëz: kërcënime, shantazhe , autori ende i lirë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e tritolit të vendosur pranë një lokali në zonën e Kamzës, ku policia vuri në pranga tre persona: Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Hetimet tregojnë se shpërthimi ka qenë kulmi i një serie shantazhesh dhe kërcënimesh të drejtuara ndaj pronarit të lokalit, Saimir Sina.

Sipas burimeve hetimore, disa ditë para vendosjes së lëndës eksplozive, Florin Domi — i cili zotëron një biznes në afërsi të lokalit — ka kontaktuar Sinën, duke i thënë se e kërkonte Jeton Lami. Kur Sina është takuar me Lamin, ky i fundit e ka akuzuar se “i kishte kundërshtuar”, ndonëse pronari ka deklaruar se nuk i njihte fare.

Në këtë moment, Lami i ka kërkuar 500 mijë euro, duke e kërcënuar se në të kundërt “do ta shikonte se çfarë do pësonte”. Sina ka refuzuar prerë. Pak ditë më pas, ai është larguar drejt Italisë, ku jeton prej vitesh.

Ndërkohë, Flogert Mzhika ka vijuar presionin ndaj dy kunetërve që administrojnë lokalin me qira, duke u thënë se “nuk do ta gëzonin dot biznesin”.

Sipas hetimeve, autori i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë një anëtar tjetër i grupit, ende i paidentifikuar. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai mund të jetë i njëjti person i përfshirë në shpërthimin e lëndës eksplozive në banesën e Xhelal Mziut, si edhe në disa raste të tjera të ngjashme në zonë.

Hetimet vazhdojnë ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të shpërthimit, i cili konsiderohet një element me rrezikshmëri të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...