15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Zbardhen detaje të reja mbi plagosjen në zonën e Institutit: autori i dyshuar është shoku i tij

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e Institutit, në Tiranë. I plagosuri, Marilen Jata, është qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në këmbë, duke e lënë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara autori i dyshuar është Fatmir Frroku, shoku i të plagosurit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes tyre, i cili daton disa muaj më parë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Frroku i është shfaqur Jatës papritur në rrugicën ku ai banon, në momentin kur po shkonte drejt shtëpisë. Përplasja verbale ka degjeneruar në përdorim arme zjarri, duke përfunduar me plagosjen e viktimës.

Oficerët e policisë pritet të marrin në pyetje Jatën në Spitalin e Traumës, me qëllim zbardhjen e plotë të motiveve dhe natyrës së konfliktit mes dy personave.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë zyrtare:

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F.F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M.J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.F. dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Policia po vijon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet për ngjarjen mbeten në zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...