22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Saimir Korreshi: “Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi… Rama ik!”

Në protestën e radhës të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, e quajtur “Foltorja 2”, deputeti Saimir Korreshi bëri thirrje të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar atë dhe kabinetin për korrupsion të thellë.

“Jam mësuar të flas gjithmonë në Parlament përpara hajdutëve dhe do më ndjeni nëse kam ndonjë emocion të madh përpara jush. Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi nga ju. Të dashur nëna që flini gjumë me fotot e fëmijëve që janë larguar, të dashur minatorë që jeni ngritur në grevë dhe protestoni për statusin tuaj. Të dashur vëllezër dhe motra që nuk gjeni kura në spitale, ka vetëm një fjalë dhe kjo është ‘Rama ik’,” tha Korreshi.

Ai shtoi se qeveria aktuale ka shkuar nga 40 në 400 hajdutë, duke theksuar se “Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”.

Foltoreja e opozitës vijon të përdoret si platformë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të mobilizuar mbështetësit në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...