21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Festivali i RTSH përplaset për moderatorët: “Arilena Ara apo Flori dhe Fjodora?”

Festivali i RTSH, që pritet të nisë së shpejti, ka hasur vështirësitë e para lidhur me moderatorët. Burime për “Pamfleti” bëjnë me dije se anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH kërkojnë që prezantimi të mbahet nga Flori Gjini dhe Fjodora Fjora, të cilët janë pjesë e organikës dhe si rrjedhojë nuk do të kërkonin shumë pagesë, duke marrë parasysh situatën financiare të vështirë të institucionit.

Megjithatë, ky propozim ka hasur në kundërshtinë e bordit drejtues të Festivalit. Drejtoresha, Elhaida Dani, preferon që në skenë të jetë Salsano Rrapi, i cili ka marrë edhe lejen e nevojshme nga TCH, media ku punon.

Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jondia Shehu, por duke qenë se festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara. Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka shpallur falimentin kohët e fundit.

Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të shpallet në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...