18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pista të reja hetimore për atentatin ndaj Julian Sulos: Konflikt me njerëzit e Aldo Bares dhe metoda e re e “shkëmbimit të armiqve”

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit ndaj Julian Sulos në Lushnjë, i cili mbeti i plagosur lehtë disa ditë më parë. Edhe pse vetë Sulo deklaroi para policisë se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka konflikte me askënd, burime hetimore sugjerojnë një tjetër pistë të mundshme.

Gazetari Eni Ferhati ka bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, Sulo ka pasur më herët një konflikt me një person të afërt të Aldo Bares, kreu i grupit famëkeq të Lushnjës, i cili aktualisht ndodhet në burg. Megjithatë, Ferhati theksoi se nuk ka prova që ky konflikt të jetë përshkallëzuar apo të ketë çuar në atentatin e fundit, duke e konsideruar këtë thjesht një pistë hetimore.

“Sipas të dhënave publike, Julian Sulo ka patur një konflikt me një njeri të afërt të Aldo Bares. Nuk di të ketë pasur zhvillim të këtij konflikti deri në këto përmasa, por mbetet një pistë,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari ngriti gjithashtu alarmin për një metodë të re që po përdorin grupet kriminale: shkëmbimin e armiqve midis grupeve rivale, për të vështirësuar identifikimin e autorëve dhe hetimet.

“Grupet kriminale po bashkëpunojnë mes tyre duke shkëmbyer armiqtë për t’i eliminuar. Atentatorët janë shpesh nga një zonë tjetër dhe veprojnë larg territoreve të tyre, çka e bën shumë më të vështirë zbulimin e tyre,” tha Ferhati.

Sipas tij, kjo taktikë është vërtetuar edhe nga hetimet e realizuara përmes dosjeve Sky ECC, ku dalin raste të vrasësve me pagesë që kryejnë atentate në qytete të tjera dhe largohen menjëherë pas ngjarjes.

Në skenarin e atentatit ndaj Sulos, Ferhati sugjeroi se:
– Shoferi mund të jetë nga zona e Lushnjës, për të orientuar autorët;
– Atentatorët mund të kenë ardhur nga një qytet tjetër, vetëm për të kryer plagosjen.

Ndërkohë, policia vijon hetimet në disa pista paralelisht, duke analizuar konfliktet e së kaluarës, lëvizjet e autorëve dhe çdo provë teknike që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...