30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Nuk i njoh personat që më qëlluan” — dëshmia e parë e Julian Sulos pas atentatit në Lushnjë

Julian Sulo, 45-vjeçari që i shpëtoi një atentati disa ditë më parë në Lushnjë, ka dhënë deklarimin e tij zyrtar para grupit hetimor. Sulo mbeti i plagosur lehtë në këmbë gjatë sulmit të armatosur, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Në dëshminë e tij, Sulo ka mohuar të ketë pasur konflikte apo përplasje me persona që mund t’i kishin motivuar sulmin.

“Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd,” ka deklaruar ai para policisë.

Ndërkohë, strukturat e policisë së Lushnjës dhe specialistët e krimeve po vijojnë hetimet, duke analizuar pamjet e sigurisë, dëshmitë dhe provat balistike, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit.

Ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa hetimet janë intensifikuar në disa pista të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...