25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Arrestohet në Athinë 48-vjeçari nga Tepelena, i kërkuar prej 17 vitesh për trafik droge

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 48-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej pothuajse dy dekadash. Arrestimi u krye në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës, ku policia ndaloi Ardian Gërbin, nga fshati Bënçë, i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Sipas mediave greke, përfshirë Skai.gr, Gërbi rezulton se në vitin 2008 i kishte shitur një personi rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë, ngjarje pas së cilës ai u largua duke iu shmangur drejtësisë shqiptare.

Pas identifikimit dhe arrestimit në aeroport, autoritetet greke kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin e mbetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...