28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

PL propozon dyfishimin e pensioneve dhe uljen e TVSH-së së ushqimeve në 5%

Partia e Lirisë ka paraqitur sot një paketë propozimesh ekonomike që synon rritjen e ndjeshme të mbështetjes për pensionistët dhe uljen e kostos së jetesës për qytetarët. Në një deklaratë publike, nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi, akuzoi qeverinë për mosmbështetje të kësaj shtrese dhe publikoi disa nga masat që PL do të ndërmerrte nëse do të ishte në pushtet.

Sipas Blushit, një nga propozimet kryesore është dyfishimi i pensioneve, si dhe ulja e TVSH-së së ushqimeve bazë në 5%, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët.

Blushi: Pensionistët trajtohen me “60 lekë në ditë”
Blushi kritikoi qeverinë për rritjen që ai e cilësoi “qesharake” të pensioneve, duke theksuar se me një buxhet prej 9 miliardë euro, qeveria ofron rritje minimale që, sipas tij, “nuk mbulon as rritjen e çmimeve”.

Ai kujtoi vitin 2001, kur “me një buxhet 5.2 herë më të vogël”, qeveria Meta arriti të rristë pensionet me 8% në qytet dhe 30% në fshat.

Blushi tha se pensioni mesatar në Shqipëri vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 180 euro, ndërsa në Kosovë — me një buxhet gati dy herë më të vogël — pensioni arrin 350 euro.

Akuzat ndaj qeverisë Rama
Në deklaratën e tij, Blushi akuzoi qeverinë se:
• nuk indekson pensionet në nivelin e inflacionit real,
• rrit borxhin publik në nivele rekord,
• përdor fondet e pensioneve për të mbuluar PPP-të,
• investon në projekte që ai i quajti “korruptive”.

Sipas tij, çdo pensionist në qytet ka një “borxh të pashlyer” nga qeveria prej 1164 euro në vit, ndërsa pensionistët në fshat 482 euro, për shkak të mosindeksimit me inflacionin.

Ai përmendi projekte si Tuneli i Llogarasë, rrugët me kosto të lartë, inceneratorët dhe tenderat sekretë, të cilat sipas tij “kanë përpirë paratë që i takonin pensionistëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...