34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Tragjedia në Hong Kong: 151 viktima nga zjarri në Wang Fuk Court, arrestohen drejtues të kompanive ndërtimore

Hetimet për zjarrin më vdekjeprurës në rrokaqiej në Hong Kong po vazhdojnë në shtatë ndërtesat e kompleksit Wang Fuk Court në Tai Po. Numri i viktimave ka arritur në 151, ndërsa rreth 40 persona mbeten të zhdukur.

Kryetari Ekzekutiv i Hong Kongut, Eric Chan, deklaroi se disa rrjeta mbrojtëse të përdorura në skelat e ndërtesave nuk përmbushnin standardet e sigurisë dhe materialet më të lira dhe të pacertifikuara ishin vendosur qëllimisht në vende të vështira për t’u kontrolluar, duke e quajtur këtë “akt të turpshëm”.

Derisa hetimet vazhdojnë për vrasje pa dashje, 13 persona janë arrestuar, përfshirë drejtorë dhe inxhinierë konsulentë. Banorët janë të shqetësuar për mungesën e përgjegjësisë së zyrtarëve, ndërsa dy qytetarë, përfshirë një student, u arrestuan lidhur me një peticion online që kërkonte mbështetje për viktimat dhe llogaridhënie për fajtorët.

Zjarri në Wang Fuk Court shënon një nga tragjeditë më të rënda në historinë e rrokaqiejve në Hong Kong dhe ngrit pyetje të forta për sigurinë dhe korrupsionin në sektorin e ndërtimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...