23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rrymat e Adriatikut mbushin Dubrovnikun me mbeturina nga Shqipëria – autoritetet kroate ngrenë alarmin

Rrymat e forta detare në Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash në bregdetin e Dubrovnikut, duke shkaktuar shqetësim tek autoritetet kroate dhe duke dëmtuar imazhin e destinacionit turistik. Sipas New York Times, mbeturinat – kryesisht plastike, qese, ambalazhe e deri materiale mjekësore – vijnë në pjesën më të madhe nga Shqipëria.

Dy nga zonat më të frekuentuara të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u përmbytën javën e kaluar nga mbeturina të nxjerra në breg pas erërave të forta jugore. Pasoja ishte e menjëhershme: duhej një operacion pastrimi 2–3 ditor për të kthyer normalitetin në vijën bregdetare.

“Gradska Luka dhe plazhi në Dubrovnik janë përsëri të mbuluara me mbeturina. Pas çdo ere jugore, rrymat nga Shqipëria sjellin shishe plastike, qese dhe mbetje të tjera”, raporton gazeta prestigjioze amerikane, duke cituar burime lokale.

Autoritetet kroate konfirmuan se, bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, pjesa dërrmuese e mbeturinave vijnë nga brigjet shqiptare. Adriatiku, si një det pothuaj i mbyllur, ka rryma mjaft të parashikueshme që i drejtojnë mbetjet drejt Kroacisë sa herë fryjnë erërat jugore.

Problemi nuk është i ri. Prej vitesh, Dubrovniku përballet me ton mbeturina të bartura nga jugu. Disa banorë kanë raportuar madje edhe kafshë të ngordhura që sjellin dallgët.

Në një qytet me vetëm 42 mijë banorë, por me 4.5 milionë netë qëndrimi turistësh në vit, plastika dhe ndotja përbëjnë një kërcënim serioz për industrinë e turizmit. Për këtë arsye, Dubrovniku nënshkroi në vitin 2020 një marrëveshje për reduktimin e mbetjeve plastike, megjithëse sfida mbetet ende e madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...