20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Berisha shpërthen para Kryeministrisë:”Nuk hyjmë më në zgjedhje me të kryeministër”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një tjetër Foltore përpara godinës së Kryeministrisë, ku akuzoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për atë që e cilësoi si “krizë të paimagjinueshme korruptive”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek hetimet ndaj zv.kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku, e cila po përballet me akuza për një aferë të dyshuar prej 50 milionë eurosh. Sipas tij, dokumentet që kanë dalë në dritë e kanë ekspozuar “lakuriq” edhe kryeministrin Rama.

“U desh akuza ndaj zv.kryeministres për të bërë që Edi Rama të deklarojë vetë se hajduti jam unë dhe drejtësisë i tregoj bërrylin,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë si aktin më skandaloz që mund të bëjë një udhëheqës politik në një vend demokratik.

Sipas tij, një kryeministër në kushte normale “do kishte vetëm një rrugë: largimin e menjëhershëm”, por Rama nuk e bën sepse “paratë i ka marrë vetë” dhe “i kanë ndarë bashkë”.

Berisha deklaroi se këto 10 vitet e fundit vendi është zhytur në krizë, duke u kthyer “100 vite prapa”, ndërsa akuzoi qeverinë për varfërim masiv dhe shpërdorim të fondeve publike.

“Me Ramën nuk hyjmë më në zgjedhje”

Një tjetër tezë që Berisha riktheu në skenë ishte refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk ia falim kurrë,” deklaroi ai, duke theksuar se beteja politike do të vazhdojë çdo të hënë para Kryeministrisë.

Berisha akuzoi qeverinë se “qeveris me drogën”, dhe se parlamenti është shndërruar në instrument të mazhorancës, ndërsa drejtësia — sipas tij — është e përdorur politikisht.

Ai kërkoi vijimin e protestave dhe mobilizimin e qytetarëve:
“Sheshin nuk e lëshojmë. Kemi hyrë në betejë vendimtare. Fitorja është e jona. Liritë tuaja do triumfojnë përsëri.”

Thirrja për protestën e radhës

Berisha njoftoi se javën e ardhshme Foltorja do të zhvillohet sërish në të njëjtin vend, duke paralajmëruar një sezon të ri protestash kundër qeverisë.

“Të hënën tjetër, përsëri këtu. Në çdo të hënë do ta nisim javën me betejë kundër kryehajdutit të kombit,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...