17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës së shkatërruar nga lufta. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Kurti tha se dërgesa humanitare, me vlerë rreth 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët në nevojë në Gazë.

Sipas tij, fondet për këtë ndihmë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës që në janar, por transportimi i tyre u bë i mundur vetëm pas arritjes së armëpushimit në tetor, me ndërmjetësimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grup i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe vende të tjera, është respektuar kryesisht që nga tetori. Megjithatë, lufta ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës, ndërsa kushtet e jetesës për popullsinë civile mbeten tejet të vështira.

Sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe autoriteteve palestineze, nevojiten urgjentisht të paktën 300 mijë tenda të reja për rreth 1.5 milionë persona që vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda enklavës.

“Ky veprim përfaqëson angazhimin e Kosovës në solidaritetin ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi ekstreme në Gazë”, u shpreh Kurti.

Lufta në Gazë shpërtheu pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga grupi militant Hamas në Izrael, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë, mbi 70 mijë palestinezë kanë humbur jetën, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...