31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Qori: Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me marrëveshje Rama–Berisha, rrezikohet Reforma në Drejtësi

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka deklaruar se zgjedhja e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit është rezultat i një “marrëveshjeje më të gjerë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës”, e cila sipas tij mund të ketë pasoja serioze për Reformën në Drejtësi.

Endri Shabanin nuk e ka bërë Avokat Populli vetëm Edi Rama. E ka bërë Edi Rama me Sali Berishën dhe kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë Rama–Berisha, që do prekë, kam frikë unë, Reformën në Drejtësi, për t’i pamundësuar SPAK-ut që të pezullojë nga detyra dhe të marrë masa paraburgimi për politikanët e korruptuar”, u shpreh Qori.

Ai theksoi se Shabani është pjesë e një koalicioni ku përfshihet edhe Sali Berisha dhe forca të tjera opozitare, duke përjashtuar “Lëvizjen Bashkë”. “Sot që flasim, Shabani është anëtar i një koalicioni ku bën pjesë edhe zoti Berisha. Kur kandidoi zoti Binaj, Shabani, Lapaj dhe Berisha ishin pjesë e një koalicioni. De facto e kanë në koalicion të gjithë”, tha Qori.

Sipas tij, pavarësisht retorikës publike, aleanca mes palëve është faktike. “Mund ta shajnë sa të duan, por e kanë në koalicion. Shabani u zgjodh me votat e dyshes Rama–Berisha”, përfundoi Qori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...