26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Salianji pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së: “Nuk ka ndryshim pa sakrifica dhe përplasje”

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat lidhur me diskutimet e zhvilluara dhe vijimësinë e lëvizjeve politike të opozitës.

I pyetur nga gazetarët mbi mobilizimet e ardhshme të PD-së, Salianji theksoi se opozita do të ecë përpara, duke nënvizuar se ndryshimi nuk mund të vijë pa përplasje dhe sakrifica.

“Kishte mendime të ndryshme, ajo që di t’ju them është se do ecim përpara. Nuk do ketë ndryshim pa sakrifica edhe pa reagime dhe pa përplasje. Do vazhdojmë, do ecim përpara. Çdo akuze dhe çdo idiotësie do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë”, u shpreh Salianji.

Ndërkohë, interes ka ngjallur edhe zbardhja e diskutimeve të brendshme në mbledhjen e Kryesisë, ku mësohet se Salianji ka kërkuar dorëheqjen e deputetit Flamur Noka. Ky zhvillim pritet të sjellë reagime të mëtejshme brenda radhëve të Partisë Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...