20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Flamur Noka kundër dorëheqjes së tij: “Vetëm largimi i Ramës stabilizon Shqipërinë”

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka ka dalë para gazetarëve për të shpalosur axhendën e PD-së, duke konfirmuar protestën e 22 dhjetorit në “Bulevardin e Kombit”.

Gjatë konferencës, Noka u pyet lidhur me debatin brenda partisë dhe kërkesën e Ervin Salianjit për dorëheqjen e tij. Ai theksoi se largimi i tij do të ishte në dobi të qeverisë, duke shtuar se fokusimi i PD-së është te sfidat që përballen qytetarët.

“Unë po flas këtu për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëve. Ju po flisni për agjenda jashtë partiake, të cilat janë në shërbim të qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet në këtë vend është dorëheqja e Edi Ramës. Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë dhe nuk qetëson shpirtrat e shqiptarëve”, deklaroi Noka.

Deputeti nënvizoi se prioriteti i PD-së mbetet mobilizimi dhe përfaqësimi i interesave të qytetarëve, duke shmangur përplasjet brenda partisë që mund t’i shërbenin qeverisë aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...