9.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti hebre

Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29 të tjerë, mes tyre edhe një nga sulmuesit. Pamjet e autorëve janë kapur gjatë momentit të sulmit me armë zjarri dhe po qarkullojnë gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

Sipas autoriteteve australiane, burri i veshur me rroba të zeza është identifikuar si 24-vjeçari Naveed Akram, ndërsa personi tjetër, i veshur me pantallona të bardha, është autori i dytë, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Hetuesit janë duke mbledhur prova për identifikimin e plotë të tij.

Policia ka bastisur banesën e njërit prej të dyshuarve, ku janë sekuestruar armë, lëndë eksplozive, dokumente dhe materiale të tjera me interes për hetimin. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së një bashkëpunëtori të tretë në këtë akt të rëndë kriminal.

Nga sulmi, njëri prej autorëve u vra në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Mes viktimave raportohet se janë edhe një rabin dhe një fëmijë 10-vjeçar. Shënjestër e sulmit ishte komuniteti hebre në zonën e plazhit Bondi, ku po zhvillohej aktiviteti “Chanukah by the Sea”, në kuadër të festës së Hanukkah.

Sulmi i së dielës konsiderohet incidenti më i rëndë i këtij lloji në Australi që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një zonë turistike në Tasmani.

Video të shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momente paniku, me njerëz që largohen me vrap nga plazhi dhe parku përreth, ndërsa dëgjohen të shtëna dhe sirena policie. Në disa pamje, një burrë i veshur me këmishë të zezë shihet duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohet nga një civil, i cili i merr armën nga duart. Pamje të tjera tregojnë një sulmues që qëllon nga një urë këmbësorësh dhe momente të arrestimit nga policia.

Ngjarja ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pas krizës së pengjeve në kafenenë “Lindt” në Sydney, duke rikthyer frikën nga sulmet terroriste në vend. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë akt të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjesti paralajmëron kallëzim penal ndaj Onima: “Pa dijeninë time kanë nënshkruar kontratë për të...

0
Këngëtari i njohur Gjesti ka bërë me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kompanisë muzikore Onima, duke e akuzuar për shkelje të...

Rogerti dhe Miri për raportet e Selinit: “Ajo nuk e shkëput dot lidhjen me...

0
Në studion e “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, diskutimet për marrëdhëniet mes banorëve sollën sërish dilema për dinamikat brenda shtëpisë. Rogerti rikujtoi...

Blushi: “Kuvendi sot vjen erë naftë, Bordi i Transparencës është zhvatës”

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar gjatë seancës plenare krizën e çmimit të naftës, duke akuzuar shumicën dhe...

Lamallari mbështet drejtorin e ri të Policisë, Balliu reagim i ashpër: “Oficer karriere, ty...

0
Gjatë diskutimeve për emërimin e Drejtorit të ri të Policisë, Skënder Hita, Lamallari ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për institucionin dhe ka vlerësuar karrierën...

“Do të dilni jashtë për herë të parë” – Surpriza e Vëllait të Madh...

0
Katër banorët më të vjetër të “Big Brother VIP 5”, Selin, Brikena, Mali dhe Miri, kanë përjetuar 100 ditë brenda shtëpisë më të famshme...